Ferdinand Dervishi, gazetar dhe njëherësh kandidat i “Nismës Shqipëria Bëhet” në këto zgjedhje, ka reaguar pas lajmit se kandidati i Sarandës, Ergys Isufi, është kapur me kokainë në xhep nga Policia e këtij qyteti.
Ai replikon me ministrin Taulant Balla, i cili ka shpërndarë lajmin e prangosjes së Isufit dhe ironizon partinë e Adriatik Lapaj.
Ferdinand Dervishi thotë se kandidati i tyre është kapur me një dozë në xhep, jo me tonelatan si ato që kalojnë në Portin e Durrësit.
Megjithatë, gazetari dhe kandidati i “Nismës Shqipëria Bëhet” thotë se ata nuk i besojnë Policisë së Shtetit, për shkak se në 48 orët e fundit janë dy ngjarje që cënojnë kandidatët e tyre.
“Po o profesor i sharjes dhe shpifjes! U kap duke blerë një dozë – thotë zyrtarisht Policia. Nuk u kap duke mbjellë gjithë Shqipërinë me kanabis në 2016 me urdhër nga zyra e km tënd. Nuk ka lidhje as me tonelatat me kokainë që kalojnë prej 3 vitesh pa asnjë humbje ne një nga Portet e Durrësit.
U kap duke blerë një dozë dhe ne e dënojmë edhe vetë po të jetë e vërtetë, por të presim pak edhe versionet që nuk janë të shtetit tuaj.
Se pas ashpërsimit të gjuhës së km tënd ndaj “Shqip?ria Bëhet” u bënë dy incidente ne 48 orë. Kërcënimin e kandidates sonë ne Durrës e e falsifikuat me urgjencë duke ja faturuar një qytetari me çrregilullime mendore. Për këtë të Sarandës duhet të presim”, shkruan Ferdinand Dervishi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.