Selanik – Ngjarja e pazakontë që ndodhi në orët e para të mëngjesit në një lagje qendrore të Selanikut ka ngjallur sa reagime aq dhe pyetje të shumta. 38-vjeçarja S.P., që humbi jetën në mënyrë tragjike duke mbajtur një pajisje shpërthyese është tashmë në qendër të hetimeve për përfshirje në akte të tjera kriminale.
E ndjera ishte emigrante e huaj, nga Gjeorgjia, një vend ish sovjetik. Ajo ishte 38 vjeçe, por me të kaluar të pasur penale, raporton noa.al.
Pamjet filmike kanë zbuluar përpjekjen e saj për të vendosur bombën pranë Bankës Kombëtare Greke, kthimet e përsëritura në vendngjarje dhe momentin fatal kur ajo shpërtheu në duart e saj.
Autoritetet greke janë duke hetuar nëse pas këtij veprimi qëndronte një plan më i gjerë kriminal apo ishte një veprim i izoluar i një individi me një të kaluar të errët.
Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një akt terrorist. Policia tha se po hetohet kjo pistë ndërsa dosjet tregojnë se në 2021, gruaja atëherë 34 vjeçe ishte arrestuar teksa dilte nga një taksi me një burrë që ishte përfshirë bashkë me të në grabitje banke.
Sakaq viktima është e lidhur edhe me rastin në të cilin, në shkurt të vitit 2024, u shkatërrua një rrjet ekstremistësh dhe kriminelësh, të cilët ishin përgjegjës për dërgimin e një pakoje-bombë në gjykatën e Selanikut.
Në këtë rast, hetimi i policisë greke zbuloi se prodhuesit e bombës ishin dy piroteknikë nga Ushtria dhe Forcat Ajrore, kundër të cilëve ishte ngritur një padi penale.
Forcat Antiterroriste, gjatë kontrollit që kryen në shtëpinë e 38-vjeçares, gjetën detonatorë dhe materiale për eksplozivë, një fakt që e lidh atë me skenarin e sulmit terrorist.
Të shtunën pasdite, pas hetimeve të hollësishme, autoritetet gjetën shtëpinë e 38-vjeçares që u vra në shpërthim, e cila ndodhet në qendër të Selanikut, në Ladadika, të cilën ajo e kishte marrë me qira si Airbnb.
Në fakt, forca të shumta nga Policia dhe Forcat Antiterroriste nxituan menjëherë atje dhe kryen një kontroll të imët të shtëpisë.
Atje gjetën disa detonatorë, fitil, së bashku me material që i referohet eksplozivëve të përdorur për të bërë bomba, si dhe një sasi të vogël TNT, një fakt që e "lidh" çështjen dhe 38-vjeçaren me skenarin e një akti terrorist.
Pronari i shtëpisë i tha policisë se "një person tjetër ishte ai që kishte rezervuar apartamentin me qira afatshkurtër dhe se ai nuk e kishte parë kurrë 38-vjeçaren".
Çfarë ndodhi në Selanik