LAJME / E Mërkurë 15 Prill 2026, 21:09

Ka ego, por zemra e tradhtoi? Mateo flet për Brikenën: “Ka bërë gjëra që nuk më kanë…”

Rrëfimet nga brenda “Big Brother VIP Albania” po bëhen gjithnjë e më të ndjera, teksa finalistët po zbulojnë emocione dhe situata që nuk janë parë plotësisht në ekran.

Gjatë intervistës nën valët e Top Albania Radio, në Big Brother Radio, Mateo Borri është ndalur edhe te marrëdhënia e tij me Brikenën, duke folur hapur për mënyrën se si ka përjetuar ftohtësinë e saj brenda shtëpisë.

I pyetur nga moderatorja, Heidi Baci, për këtë raport të komplikuar, ai u shpreh:

E kam përjetuar shumë keq, për faktin se e kisha as afër as larg… ai afrimi i ri që u bë dalëngadalë, ndonjë ‘mirëmëngjes’, bisedat e para… shumë e vështirë.

Unë jam një njeri me ego shumë të madhe, egon e kam shumë të keqe, por fakti që e kisha ditë për ditë në shtëpi, mua më zbuste. Sa herë e shikoja, i harroja të gjitha.

Ai shtoi se pavarësisht situatave që nuk i kanë pëlqyer, ka zgjedhur të mos reagojë për të mos e lënduar:

Çfarëdolloj gjëje që të bënte Brikena, mund të më mërziste me një gjest, i harroja… Unë kam bërë maksimumin që mos ta mërzis, edhe pse ajo ka bërë gjëra që nuk më kanë pëlqyer.

Këto deklarata kanë rikthyer në vëmendje marrëdhënien e tyre të paqartë, duke shtuar edhe më shumë mister mbi atë që ka ndodhur realisht mes tyre brenda shtëpisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE