
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ditën e sotme drejt juglindjes. Pas problemeve që prej ditësh aksi Librazhd-Pogradec është duke u përballur, kreu i qeverisë ka vendosur që të shkojë me helikopter.
Burime për mediat bëjnë me dije se duke qenë se ky segment ka pësuar rënie, kryeministri Rama i cili duhet të jetë i pranishëm në inaugurimin e Polit të Dijes është dashur që të përdorë transportin ajror.
Sipas të njëjtave burime mësohet se Policia e Korçës është lajmëruar se kreu i qeverisë do të zbresë me helikopter në qytetin e Korçës në orën 11:00.
Sakaq theksojmë se rruga e bllokuar në zonën Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit vijon të jetë e bllokuar. Po ashtu, edhe segmenti i dytë i cili do të hapej mesditën e sotme ka pësuar probleme.
Mësohet se ky segment ka pësuar një fundosje dhe rrëshqitje të një sipërfaqeje të madhe toke.
Duke dëmtuar kështu punën e kryer ditët e fundit, dhe në këtë mënyrë e ka bërë të pakalueshëm këtë segmet, po ashtu janë larguar makinat e firmës pasi ekziston frika e fundosjes së mëtejshme, si edhe është ndaluar qarkullimi i këmbësorëve.
Kujtojmë se e vetmja rrugë lidhëse tashmë me juglindjen është aski Maliq-Gramsh, por edhe në atë aks ka pasur trafik kolosal për shkak të fluksit tepër të lartë të automjeteve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
