
Debati për Vjosë-Nartën ka mbërritur në institucionet europiane. Sipas një raportimi të Politico, Komisioni Europian i ka kërkuar Shqipërisë të shmangë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
? Brukseli thekson se vendi duhet të harmonizohet plotësisht me legjislacionin europian për mbrojtjen e habitateve natyrore dhe shpendëve, si pjesë e detyrimeve për mbylljen e Kapitullit 27 të negociatave.
Sipas raportimit, Komisioni Europian ka kërkuar gjithashtu rishikimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe përfundimin e ligjit për investimet strategjike, i cili prej kohësh ka qenë objekt debatesh.
? Ndërkohë, protestat kundër projektit në Zvërnec po vazhdojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë, ndërsa çështja po merr gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare.
?A mendoni se debati për Vjosë-Nartën mund të ndikojë në rrugëtimin europian të Shqipërisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
