LAJME / E Premte 21 Nëntor 2025, 02:02

Joz Marku rikthehet në "Top Channel", do ta shohim në këtë emision

Spektakli më i madh i humorit në vend, “Portokalli”, vazhdon rrugëtimin e tij në sezonin e 44-t, duke sjellë çdo fundjavë batuta, satirë dhe personazhe që mbajnë të mbërthyer publikun.

Me një histori mbi 20-vjeçare dhe mijëra shfaqje në arkiv, ky format i cili njihet për trajtimin me humor të aktualitetit dhe politikës, ka rezervuar një surprizë të veçantë për puntatën e radhës.

Këtë javë, në skenën e humorit rikthehet këngëtari i mirënjohur, Joz Marku. Ai do të jetë i ftuari special i mbrëmjes së të shtunës, datë 22 nëntor, ku pritet të bëhet pjesë e numrave të aktorëve dhe të sjellë atmosferë ndryshe për shikuesit në sallë dhe ata nga ekrani.

Për të gjithë ata që dëshirojnë ta ndjekin “live” këtë episod dhe rikthimin e këngëtarit në Top Channel, biletat janë vënë në dispozicion pranë studiove të Top Media në Kashar, si dhe online, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE