LAJME / E Mërkurë 12 Gusht 2026, 23:11

“Albanian Files”, Rama kallëzohet penalisht në SPAK, aktivistja Entela Koja: Planet e zhvillimit kanë shkelje të rënda! E paprecedentë, kryeministri firmos lejet e ndërtimit

Është depozituar në SPAK një kallëzim penal ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me pretendimet për shkelje të legjislacionit në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit.

Arkitektja dhe aktivistja Entela Koja deklaroi se kallëzimi penal është pjesa kryesore e një nisme qytetare, e cila shoqëroi edhe dorëzimin e një kopjeje të librit rozë “Albania Files” me firma nga qytetarët.

Sipas Kojës, kallëzimi nuk përmban vetëm konstatime për shkelje të pretenduara, por kërkon edhe nisjen e ndjekjes penale për dëmet që janë shkaktuar nga planet e zhvillimit.

“Kallëzimi penal është pjesa e rëndësishme e këtij dorëzimi. Kallëzimi shoqëron atë aktin qytetar që u bë të dorëzimit të një kopje me firma nga sheshi. Por ai kërkonte një argumentim të qartë ligjor dhe jo vetëm gjetjet e shkeljeve, por edhe futjen në ndjekje penale për dëmin që kanë shkaktuar planet e tilla.

Në të gjitha planet e zhvillimit kemi shkelje të rënda që gjenden jo vetëm në ligjin e planifikimit të territorit, por edhe shumë ligje të tjera. Këto janë të anashkaluar me disa vendime që merren nga KKTU dhe nga kryeministri. Rama firmos lejet e ndërtimit, një rast i paprecedent nga vendet e tjera dhe anashkalimi i planeve rregullues dhe i ligjeve shqiptare“, tha Koja.

E ftuar në News24, Koja u shpreh se janë duke u marrë me punën e kryeministrit dhe jo me aktin administrativ, ndërsa theksoi se janë të përgatitur, pasi SPAK-ut do ti duhet shumë kohë.

“SPAK që të nxjerrë një produkt me kaq shumë shkelje i duhet kohë dhe ne jemi të përgatitura për këtë. Në këtë akuzë janë përfshirë të gjitha shkeljet në “Albania Files”. Ne japim tre shembuj, janë Rrjolli, Zvërenci dhe Divjaka. Rasti i Rrjollit, na rezulton se punimet kanë filluar një vit para se të nxirrej leja. Për këtë duhet të shkojnë në ndjekje penale të gjitha ata që kanë lejuar të ndodhë kjo, përfshi edhe Ramën. Në Divjakë kemi të bëjmë me zona të mbrojtura. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj”, tha ndër të tjera arkitektja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE