LAJME / E Mërkurë 16 Korrik 2025, 19:07

Jonada e vogël humbi jetën, Gjykata e Vlorës shpall të pafajshëm 5 efektivët e policisë. familjarët ‘E padrejtë!’

Ditën e sotme në Gjykatën e Vlorës është mbajtur seanca për 5 efektivët e policisë të cilat ishin në detyre në Potam ditën kur tragjikisht u vra 7-vjeçarja Jonada Avdiaj.


Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshëm pesë efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre, ndërsa familjarët e vogëlushes e kanë quajtur këtë vendim të padrejtë.

Në seancën përfundimtare, prokurorja kërkoi dënimin e secilit prej tyre me nga 1 vit e 6 muaj burg, por Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë i shpalli të gjithë të pafajshëm.


Gjyshi i së ndjerës, Ismet Avdiaj, mbajti fjalën e tij në sallën e gjyqit. Pas përfundimit të seancës, ai u shpreh se ndihet thellësisht i zhgënjyer nga drejtësia. Sipas tij, të gjitha pretendimet që ai paraqiti gjatë procesit nuk u morën parasysh, dhe vendimi i gjykatës për të shpallur të pafajshëm efektivët e akuzuar është zhgënjyes dhe i padrejtë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht 2022 në plazhin e Potamit, në Himarë. Jonada Avdiaj vetëm 7 vjeç, humbi jetën tragjikisht pasi u godit për vdekje nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase, teksa ajo po lahej në breg të detit së bashku me babain e saj.


Gjykata e Vlorës e dënoi Arjan Tasen me 18 vite burg për “vrasje me dashje”, në bazë të nenit 76 të Kodit Penal. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, ai përfitoi ulje të një të tretës së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 12 vite burgim.

Ndërkohë, veçmas u gjykua edhe çështja ndaj tetë efektivëve të tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre. Prokuroria e Vlorës i cilësoi ata përgjegjës për mungesën e masave të sigurisë në plazhe gjatë sezonit turistik, çka sipas saj, kontribuoi në ngjarjen tragjike. Por më 16 korrik 2025, pas tri viteve proces gjyqësor, Gjykata e Vlorës vendosi t’i shpallë të gjithë të pafajshëm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE