LAJME / E Hënë 6 Prill 2026, 11:11

Jo vetëm Erion Braçe/ Arben Malaj “zyrtarizon” kandidaturë për kryebashkiak në qytetin e Vlorës

Ish-ministri dhe socialisti i vjetër Arben Malaj duket se e ka ndarë mendjen për të kandiduar për Bashkinë e Vlorës.

Malaj ka sinjalizuar se do të garojë. Më herët ai ka thënë se nuk do të jetë kurrë kandidat i PS sa kohë aty të jetë Rama, duke sinjalizuar se do të jetë si i pavarur.

Do të jepja gjithçka për ta nisur garën për Kryetar të Bashkisë së Vlorës bashkë me ju, me të gjitha energjitë tona pozitive. Vlora nuk është një hartë kadastra e Ramës; Vlora është Mbretëresha e Mesdheut, hyjnia simbolike e pavarësisë dhe lirisë sonë kombëtare.

Vlora është dhe do të mbetet margaritari që do të shkëlqejë në shekuj si pika e bashkimit të të gjithë shqiptarëve, vëllezërve dhe motrave nga çdo cep i Shqipërisë kreshnike.

Së bashku, do të bëjmë gjithçka dhe do të shkruajmë dedikimin që dua ta meritoj bashkë me ju dhe ta lë si trashëgimi për liderët e rinj të Vlorës dhe Shqipërisë: “Ai e gjeti Vlorën pa shpresë dhe e la atë me një vizion të qartë për të ardhmen.” Përqafime mirënjohëse!!!”, shkruan Malaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE