LAJME / E Hënë 20 Janar 2025, 13:01

“Jemi në një gjendje të rënduar psikologjike”, Babi i Martin Canit: Djali i vogël nuk e di që vëllai ka ndërruar

Babai i Martin Canit, 14-vjeçari që u vra pranë shkollës “Fan Noli”, në një lidhje skype në “Me Zemër të Hapur” ka deklaruar se kërkon drejtësi për të birin.

Ai ka zbuluar gjithashtu se djali i vogël, Henri nuk e di ende se vëllai i ka ndërruar jetë

“Jemi në një gjendje të rënduar psikologjike. Nusja është mbyllur në vetvete dhe kemi nevojë për ndihmën e një psikologu.
Vëllai të Martinit , Henri akoma nuk është në dijeni të ngjarjes sepse gjendja e tij shëndetësore mund të përkeqësohet.

Është më tragjike akoma situata me djalin e vogël. Henri merr fotografitë e Martinit, por nuk e di ende që vëllai i ka ndërruar jetë.
Nëse do t’i tregojmë të vërtetën kemi frikë se do të kthehet pas progresi i djalit, dhe kjo na vret shumë.

Kërkojmë drejtësi, që institucionet të bëjnë punën. Zinxhir nis që nga dera e shkollës.

Ndihma e parë duhej t’i jepej në QSUT jo të çohej te Trauma”, tha ai.