LAJME / E Martë 18 Nëntor 2025, 00:12

"Je mësuar te Shtëpia e Fëmijës", zyrtari i Ramës braktis studion pas sherrit me Xhelal Mziun (Video)

Debat i ashpër në studion e emisionit “Off the Record”, mes deputetit të PD-së, Xhelal Mziu, dhe këshilltari i PS-së në Bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi. Përplasja midis tyre degjeneroi në akuza të rënda dhe ofendime personale.

Mziu deklaroi se protesta e opozitës është “fillimi i protestave masive”, duke theksuar se qytetarët po reagojnë ndaj mungesës së “minimumit jetik”. Në replikë, Muharremi i quajti deklaratat e tij hipokrizi, duke sjellë si shembull rritjen e çmimit të transportit.

Situata u tensionua kur Mziu e sulmoi ashpër qeverinë dhe më pas edhe vetë Muharremin: “Kjo qeveria kriminale e këtij hajduti… edhe ky është një hajdut. Ky që shkoi në banjo se kishte frikë Ramën”. Muharremi reagoi duke e quajtur gjuhën e tij “të tmerrshme”.

Përplasja vazhdoi më tej kur Mziu i tha: “Si duket je mësuar te Shtëpia e Fëmijës ti”.

Teksa përplasja vijoi për disa minuta, Alfred Muharremi u shpreh se nuk mund të lejojë ofendime të tilla e diskriminim dhe u largua nga studio e emisionit “Off the Record” të Andrea Dangllit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE