
Debati i ashpër në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN dy ditë më parë, mes zyrtarit socialist Alfred Muharremi dhe deputetit demokrat Xhelal Mziu, ka sjellë reagimin e Shoqatës Kombëtare të Jetimëve të Shqipërisë. Në një postim në rrjetet sociale, Shoqata e Jetimëve shpreh shqetësimin për gjuhën fyese dhe denigruese të përdorur për jetimët gjatë debatit në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.
“Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë ka ndjekur me shqetësim të madh gjuhën e përdorur nga një person i zgjedhur nga vota e Popullit Shqiptar (pjesë e së cilës janë edhe kategoria e Fëmijëve Jetimë të rritur në rezidenca sociale apo në familje) në një debat televiziv.
Është e palejueshme, aspak etike dhe e papajtueshme bullizimi, gjuha fyese dhe denigruese për Institucionin ku kanë jetuar Fëmijë Jetimë të braktisur apo që fati ka bërë të jenë pjesë e tyre”.
Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë kërkon që Xhelal Mziu të kërkojë ndjesë publike për gjuhën e përdorur ndaj jetimëve dhe i bën apel Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi t’i tërheqë vërjetje deputeti demokrat.
“Kërkojmë që ky Person të kërkojë një ndjesë publike për gjuhën e përdorur për Jetimët dhe jetën e tyre në rezidencat sociale si dhe ftojmë
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi të tregojë vëmendjen e duhur për tu tërhequr vërejtjen dhe mos lejimin e një gjuhe të tillë nga askush qofshin këta njerëz nën petkun e personave me imunitet”.
Kujtojmë se dy ditë më parë në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN debati mes deputetit të PD-së, Xhelal Mziu dhe këshilltari i PS-së në Bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi, degjeneroi në akuza të rënda dhe ofendime personale. (A2 Televizion), do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
