
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të rëndësishëm për pensionistët.
Pervec bonusit te fundvitit, Rama ka njoftuar se nga janari i vitit 2026 do të nisë një rritje mujore e pensioneve, përveç indeksimit të zakonshëm vjetor.
“Jam realisht i lumtur sot, se kam përdorur ndonjëherë këtë fjalë, por jam i lumtur sot t’u them pensionistëve se mu ashtu siç u zotuam në zgjedhje, ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve. Të arrijmë vit pas viti të rrisim pensionet sipas objektivave të shpallura për secilën kategori.Pensionistët tanë, përveçse do të marrin këtë dhjetor bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari do të kenë një rritje të shtrirë muaj pas muaji përmbi indeksimin e përvitshëm, natyrisht” deklaroi Rama duke gëzuar mijëra të moshuar që marrrin pensione të ulëta.
Qeveria Rama i ka përcjellë Kuvendit projektbuxhetin për vitin 2026, ku parashikohet jo vetëm shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, por edhe nisja e një rritjeje të vazhdueshme mujore të pensioneve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
