
Bashkia e Durrësit ka ndërmarrë një nismë të re për të rritur sigurinë e qytetarëve dhe turistëve, duke ndaluar qarkullimin e monopatinave dhe mjeteve të tjera elektrike në disa nga shëtitoret dhe sheshet më të frekuentuara. Ky vendim, i iniciuar nga kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako, synon t’u rikthejë këto hapësira këmbësorëve, duke shmangur aksidentet dhe kaosin e krijuar nga lëvizja e shpejtë e këtyre mjeteve.
Zonat ku ndalimi është në fuqi
Ndalimi vlen për shëtitoret në plazh, “Taulantia”, “Liria”, “Shkëmbi i Kavajës”, “Vala Park”, te sheshi “Moikom Zeqo” dhe në shëtitoren e Ishmit. Këto zona, veçanërisht gjatë sezonit turistik, kanë fluks të lartë njerëzish dhe qarkullimi i monopatinave është parë si një rrezik serioz.
Zbatimi i rregullave dhe apeli për bashkëpunim
Për zbatimin e këtij vendimi, Policia Bashkiake ka nisur menjëherë kontrollet në terren. Masat do të merren ndaj çdo shkelësi, ndërsa theksi vihet te ndërgjegjësimi i përdoruesve. Bashkia e Durrësit i bën një apel të fortë qytetarëve dhe vizitorëve që të bashkëpunojnë dhe të respektojnë rregullat e reja. Ky hap i rëndësishëm ka si qëllim krijimin e një qyteti më të sigurt dhe më të qetë për të gjithë, duke pasur parasysh edhe numrin e madh të turistëve që vizitojnë Durrësin. Vendimi vjen si përgjigje ndaj ankesave të shumta të qytetarëve për rrezikshmërinë e shkaktuar nga monopatino, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit që shëtisnin në këto zona, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
