
Sot situata nuk mbetet më kaq e qetë.
Në pjesën e dytë të ditës vranësirat shtohen ndjeshëm në të gjithë territorin dhe sjellin reshje, kryesisht në gjysmën perëndimore.
Të martën reshjet do të jenë afatshkurtra, ndërsa e mërkura sjell shi në pothuajse gjithë vendin.
E enjtja dhe e premtja mbajnë reshje të pakta sidomos në jug dhe juglindje, ndërsa pjesa tjetër e vendit kalon periudha më të gjata pa shi.
Të premten pritet një shtrirje më e gjerë e reshjeve, por sërish jo në gjithë territorin.
E shtuna mund të sjellë momente të shkurtra me flokë dëbore në zonat juglindore.
Temperaturat rriten gradualisht nga nesër. Të enjten pritet kulmi i ngrohjes, me minimale rreth 4°C në zonat malore dhe 13–14°C në ultësirë. Maksimumet ngjiten deri në 22°C. Të premten temperaturat bien me 2–3 gradë për shkak të reshjeve, por rikuperohen të shtunën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
