LAJME / E Hënë 13 Korrik 2026, 15:03

Ja ku do të arratiset Rama kur t’i vijë fundi në Shqipëri, mbrojtja e fuqishme që e pret…

Ja ku do të arratiset Rama kur t’i vijë fundi në Shqipëri, mbrojtja e fuqishme që e pret përtej kufijve për të siguruar azilin dhe pasaportën, Kastriot Çipi nxjerr detajet e forta

Regjisori Kastriot Çipi shprehet se kryeministri Edi Rama ka siguruar mbështetjen e Izraelit si strehën e tij të fundit për azil dhe pasaportë.

Çipi në një intervistë për “Agora News” flet gjithashtu për klientelizëm dhe oligarki në projektet e ndërtimit në Shqipëri, duke marrë si shembull rastin e Teatrit Kombëtar dhe arkitektit Bjarke Ingels. Sipas tij, dokumentari dhe libri “The Albanian Files” dëshmojnë se si ligjet e vendit ndryshohen dhe qepen sipas interesave të individëve, ndërsa vetë Rama ndërmjetëson projektet dhe gjen ndërtuesit për studiot e huaja të arkitekturës.

-Zoti Çipi a ka një dorë të fuqishme apo një grup të caktuar të fuqishëm që i thotë Edi Ramës qëndro mos u largo mos jep dorëheqjen. Pra a e ka një farë mbështetje Edi Rama apo është duke u braktisur?

Kastriot Çipi: Unë besoj se Rama është fuqimisht i mbrojtur nga Izraeli dhe Izraeli do të jetë streha e fundit e Edi Ramës kur gjithçka të shkojë për dreq dhe Edi Rama të kuptojë që nuk ka asnjë shans në Shqipëri. Rama do të shkoj në Izrael do të marrë azilin dhe ndoshta dhe pasaportën izraelite. Në kushtet kur Izraeli është gjithmonë e më i braktisur në arenën ndërkombëtare gjithmonë e më i kërcënuar me mandat arreste me shpallje personash kyç non grata në vende përkatëse evropiane, Rama është ai që shkon dhe mban fjalime, mirëpret presidenten e Izraelit që zgjeron marrëveshjet ekonomike tregtare dhe ushtarake dhe në fushën e sigurisë.

Izraelitët nuk janë vetëm në projekte turistike, por janë tashmë në projekte të zhvillimit bujqësor, të mbrojtjes së të dhënave në Shqipëri, marrëveshje ushtarake etj. Është e gjithanshme ndërhyrja e Izraelit në Shqipëri dhe pikërisht kur ky shtet është shpallur shtet gjenocidal nga gjykata, nga opinioni ndërkombëtar, nga shumë qeveri evropiane, Rama është mbrojtësi i tyre më i madh. Rama është tregtar flamujsh Edi Rama. Do të bëhej me këdo edhe me djallin për të mbajtur pushtetin. Edi Rama nuk ka kurrëfarë dhimbsurie për këtë vend, kurrëfarë empatie për shqiptarët. Nëse do ta kishte në dorë Edi Rama do ta kishte zbrazur këtë vend 100% nga shqiptarët.

Do ta kishte ndarë në parcela dhe do t’ua kishte dhënë të huajve në shkëmbim të marrëveshjes që ai të mbetej një lloj guvernatori, një lloj i deleguari me pushtet në Shqipëri. Në dokumentarin, “Albania Calls”, arkitektët tregojnë se si është bërë e vështirë për ta, thonë madje gati edhe e pamundur, të ndërtosh në Bashkimin Europian për shkak se ka shumë rregullore, shumë kushte, duke filluar me kushtet financiare, me impaktin mjedisor, me respektimin e kontekstit urban. Në Europë ti nuk mund të ndërtosh çfarë të duash, ku të duash; do të ndërtosh duke respektuar mjedisin përreth, pra kontekstin urban, ndërtimet që janë aty, do të respektosh historinë.

Shikoni Bjarke Ingels; merrni Bjarke Ingels-in për shembull, personin që i shërbeu Edi Ramës si mburojë në rastin e narrativës së rreme për shembjen e Teatrit Kombëtar. Bjarke Ingels praktikisht i ka dhënë fytyrën e vet me qira Edi Ramës.

Projekti që u shit si i Bjarke Ingels-it, nuk është i Bjarke Ingels-it. Është një projekt i vjedhur nga një konkurs për operën e Busanit në Korenë e Jugut. Në atë konkurs, ky projekt i një studioje ukrainase të quajtur “Forma”, ka fituar vendin e tretë. Pra, nuk është zbatuar ky projekt.

E kanë vjedhur, e kanë modifikuar, e kanë ngjeshur sepse do të duhej të ishte shumë më i vogël teatri shqiptar sesa ishte projekti për operën e Busanit. Dhe sot, nëse hapen letrat, për ata që kanë dorëzuar projektin e ndërtimit tek firma e ndërtimit, arkitekt na rezulton që të jetë Paqësor Kajmaku, jo Bjarke Ingels. Ama Bjarke Ingels nuk u është përgjigjur kurrë kërkesave të mediave dhe tonave si Aleancë për Teatrin për të dhënë sqarime për këtë projekt. Pse e ka bërë këtë gjë? E ka bërë në këmbim të mbështetjes së Ramës për të ndërtuar prapa Teatrit Kombëtar ato kullat që po ndërtohen.

Bjarke Ingels e thotë copë që në Danimarkë, në një nga daljet e veta – se ka ardhur tre-katër herë në Shqipëri – thotë: “Në Danimarkë nuk mund të ndërtosh askund më shumë se 10 kate”. Në asnjë skaj të Kopenhagenit apo të gjithë Danimarkës nuk lejohet ndërtimi mbi 10 kate. Këtu në Shqipëri mund ta bësh. Takon Edi Ramën, pinë kafe, apo pinë uiski apo verë 32.000 euroshe, dhe bën çfarë të duash.

Në këtë sens, arkitektët janë të dëshiruar për diktatorë, për autokratë, sepse me ta zgjidhet lehtë puna. Albert Speer, arkitekti i Hitlerit, sigurisht ishte i kënaqur me sistemin. Ai duhej të bindte vetëm Hitlerin që projektet e tij ishin interesante. Nuk kishte nevojë të bindte njeri tjetër. Nuk kishte nevojë të merrte në konsideratë kontekstin urban, historinë e një qyteti apo të një lagjeje të caktuar.

“Më pëlqen të bëj këtë bulevard? Do ta bëj. Më pëlqen të bëj këtë sallë kongresesh? Do ta bëj.”. Boll t’i pëlqente Adolfit; Adolfit i pëlqente, fillonte puna. Në këtë kuptim, më lejoni mungesën e modestisë, kam pasur të drejtë në vitin 2018 kur në një artikull e kam quajtur Bjarke Ingels-in “vrasës me pagesë” të Edi Ramës.

-Zoti Çipi, si e komentoni deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, i cili u distancua në njëfarë mënyre nga libri “The Albanian Files”, duke thënë që nuk ishte ai autori, ndërkohë që po të shikojmë në libër, Edi Rama përfshihet pothuajse drejtpërdrejt, duke qenë se edhe një arkitekt nga Kili ishte komunikuar direkt përmes telefonit nga ana e Edi Ramës për të vizituar Shqipërinë, në mënyrë që të shpaloste projektin e tij mbi ndërtimin e një kulle?

Kastriot Çipi: Edi Rama nuk është autori; Edi Rama është shkaku për të cilin është krijuar ai libër dhe për të cilin është bërë dhe dokumentari. Sigurisht që nuk e ka shkruar Rama. Po çfarë do të thotë kjo? Ata njerëz dëshmojnë marrëdhënien e tyre personale me Ramën, dhe fakti që ata flasin kaq hapur – asnjëri prej tyre nuk i fsheh komunikimet private, nuk i fsheh kërkesat specifike që i ka bërë Rama – tregon që ata e kanë perceptuar Shqipërinë kështu, si një diktaturë ku diktatori mund të bëjë çfarë të dojë dhe ti s’ke nevojë të ruhesh sepse ti ke me vete diktatorin. Kur ke me vete diktatorin, ti je i paprekur.

Bjarke Ingels, për aferën e tij me “Fusha sh.p.k.” dhe Edi Ramën, do të duhej të ishte thirrur me kohë nga prokuroria shqiptare për të dhënë sqarime. Nuk është thirrur dhe, me sa di unë, nuk është në listën e personave që mund të pyeten. Afera e Teatrit Kombëtar u mbyll. Kështu që libri është dëshmi. Nuk ka nevojë më për hetim, pasi provat i ka. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për thashetheme; nuk bëhet fjalë vetëm për muhabete hipotetike të një individi me një tjetër. Bëhet fjalë për projekte që janë realizuar.

Bëhet fjalë për projekte që janë në zbatim e sipër, dhe projekte për të cilat, për t’i çuar drejt zbatimit, janë ndryshuar ligjet e këtij vendi. Shiko, argumenti më i thjeshtë është ky: nëse unë them që takova Edi Ramën dhe më tha “bëj një ndërtim në formë sfere”, dhe unë mora hartën e Shqipërisë dhe thashë “po e bëj në zonën e mbrojtur të lagunës së Karavastasë”, ja tregova Edit, Edit i pëlqeu, “është zonë e mbrojtur” – tha – “po mund ta zgjidhim”, dhe pastaj ndryshohet ligji dhe lejohet ndërtimi në atë zonë, ky është definicioni i klientelizmit. Nuk ka nevojë të hetosh më gjatë. Kjo është oligarkia, kur ligjet ndryshohen dhe qepen sipas interesave të individëve, të një grupi të vogël individësh.

Dhe mos harro edhe detajin tjetër që në libër dhe në dokumentar këta njerëz tregojnë që është Edi Rama që i gjen klientët. Pra nuk është se ka një zhvillim ekonomik Shqipëria, ka njerëz me interes për të ndërtuar dhe këta kërkojnë arkitektë, kërkojnë ide mbasi i kanë blerë trojet. Jo, jo, jo. Rama është ai që u thotë: “Më bëni një projekt interesant”. Pasi e bën atë projektin interesant, thotë: “Do ta ndryshojmë ligjin që ta bëjmë të mundur realizimin e projektit atje ku do ti, atje ku dua unë”. Madje Rama të gjen edhe ndërtuesin. E thonë arkitektët këtë gjë. Ti mendon se “Fusha sh.p.k.” kishte lidhje direkte me Bjarke Ingels-in? Po jo fare; është Rama që i ka mblesëruar, i ka martuar të dy, dhe kjo marrëdhënie shpërfaqet në çdo rast, në çdo projekt, me çdo studio arkitekture, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE