LAJME / E Mërkurë 11 Mars 2026, 10:10

Izraeli nis sulme ajrore në bastionin e Hezbollahut në Bejrut

Ushtria izraelite ka nisur nje vale te re dhe masive bombardimesh ne infrastrukturën e Hezbollahut në periferinë jugore të kryeqytetit libanez pas paralajmërimit për evakuim

Ushtria izraelite, IDF, njoftoi se ka nisur një valë sulmesh ajrore kundër infrastrukturës së Hezbollah në periferinë jugore të Beirut.

Sulmet vijnë pasi ushtria përsëriti të martën paralajmërimin për evakuim të zonës së njohur si Dahiyeh, një bastion i rëndësishëm i Hezbollahut në kryeqytetin libanez.

Sipas ushtrisë izraelite, objektivat e goditura lidhen me infrastrukturën dhe pozicionet e përdorura nga Hezbollah në këtë zonë.

Autoritetet ushtarake izraelite deklaruan se detaje të tjera mbi sulmet dhe objektivat e goditura do të publikohen më vonë.

Sulmet në Bejrut shënojnë një tjetër përshkallëzim të konfliktit në rajon, ndërsa tensionet mes Izraelit dhe forcave të lidhura me Iranin vazhdojnë të rriten, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE