LAJME / E Shtunë 27 Qershor 2026, 15:03

Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vrt me thkë prindërit dhe motrën 5-vjeçare të 20-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar në Romë, ku babi, nëna dhe vajza e tyre 5-vjeçare janë gjetur të vrarë me thikë në banesën e tyre në zonën Casalotti, në rrugën Montiglio.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, më 26 qershor, ndërsa policia italiane e përshkruan si një “masakër” familjare. Viktimat janë identifikuar si Kamal Uddin, 39 vjeç, bashkëshortja e tij Jahan Momotaj, 38 vjeçe, dhe vajza e tyre e vogël Arowa, 5 vjeçe, të tre me origjinë nga Bangladeshi dhe pa precedentë penalë.

I mbijetuari i vetëm është djali i madh i familjes, Onion, 20 vjeç, i cili është plagosur rëndë dhe ndodhet i shtruar në spitalin universitar Policlinico Agostino Gemelli, jashtë rrezikut për jetën.

Ishin konfliktuar, 28-vjeçari përplas me makinë nënën e bashkëjetueses

Sipas hetimeve paraprake, se autori mund të ketë qenë një person i njohur i familjes, dyshohet një mik i 20-vjeçarit, i cili aktualisht është shpallur në kërkim. Mendohet se ai është futur në banesë me leje, pas së cilës ka shpërthyer një konflikt që ka përfunduar në vrasjen e trefishtë.

Në vendngjarje është gjetur edhe arma e dyshuar e krimit, një mjet prerës i tipit “mannaia”, ndërsa banesa është sekuestruar për hetime të mëtejshme nga policia dhe forcat shkencore.

Hetimet po vijojnë, ndërsa autoritetet po analizojnë rrethin shoqëror të familjes dhe dëshmitë e të mbijetuarit për të identifikuar autorin e ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE