LAJME / E Shtunë 12 Korrik 2025, 23:11

Itali/ Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, ja si e zbuloi policia

Karabinierët e Riccione të Italisë (Rimini), panë të shqetësuar një 24-vjeçar shqiptar teksa luante me telefonin e tij dhe ky veprim u tërhoqi vëmendjen.

Menjëherë e mbajtën nën vëzhgim dhe e nënshtruan të riun në një kontroll fizik, sapo ai i shiti dozën e radhës për 30 euro një përdoruesi, në orët e vona të natës.

Nga kontrolli arritën të zbulonin 20 doza me kokainë në trup, mjet dhe më pas në banesën ku qëndronte. Gjithashtu si provë u sekuestruan edhe 700 euro cash që dyshohet se janë fitime nga aktiviteti i paligjshëm.

Policia tha se ai po qëndronte në një dhomë hoteli, nga ku bënte biznesin e tij ilegal, informon media italiane.

Shqiptari u vendos në paraburgim, ku në një seancë mase sigurie të përshpejtuar u la në arrest shtëpie nga gjykata, deri në fund të procesit që do bëhet me procedurë të shkurtuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE