
Një grabitje e dhunshme e ndodhur në provincën e Vareses në Itali, ka përfunduar me vdekjen e njërit prej grabitësve.
Burri, një 37-vjeçar nga një familje nomade, dyshohet se u plagos rëndë gjatë një përleshjeje me pronarin e banesës që tentoi të grabiste.
Sipas raportimeve paraprak të ngjarjes, dy persona hynë me forcë në një apartament duke thyer derën e banesës. Brenda vilës ata u përballën me pronarin e shtëpisë, çka çoi në një përleshje fizike.
Gjatë konfliktit, pronari u godit disa herë me grushte në fytyrë, ndërsa njëri nga grabitësit u plagos rëndë, me gjasë nga një goditje me thikë e dhënë nga vetë pronari.
Pas ngjarjes, dy grabitësit arritën të largoheshin me ndihmën e një bashkëpunëtori të tretë, i cili po i priste jashtë me makinë.
Duke parë gjendjen e rëndë të të plagosurit, bashkëpunëtorët e tij dyshohet se e lanë përpara spitalit të Magentas dhe u larguan. Pavarësisht ndihmës mjekësore të menjëhershme, 37-vjeçari vdiq pak pas mbërritjes në spital.
Edhe pronari i banesës u plagos gjatë përleshjes, pasi u godit me grushte dhe shqelma, dhe aktualisht ndodhet në spital për trajtim mjekësor, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
