
Aktorja dhe modelja ikonë e viteve ’80, Brigitte Nielsen, ka habitur publikun me një rrëfim të fortë në emisionin italian Belve, ku foli pa filtra për martesën e saj me legjendën e filmave aksion, Sylvester Stallone.
“Jam si një bombë atomike sepse di gjithçka, por kam firmosur një kontratë”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se ka ende shumë sekrete të pathëna. Por ajo që tronditi më shumë ishte deklarata për fillimin e martesës: “Diçka ndryshoi që natën e parë… ishte një tragjedi që nuk do ta harroj kurrë”.
Nielsen shkoi edhe më tej, duke e përshkruar ish-bashkëshortin si “shumë të keq fizikisht dhe psikologjikisht” dhe “obsesiv”. Sipas saj, ndarja nuk u pranua kurrë nga Stallone, gjë që – sipas aktores – ndikoi rëndë edhe në karrierën e saj: “Më shkatërroi pasi u ndamë”.
Deklaratat e forta kanë ndezur menjëherë rrjetin, me fansat të ndarë mes mbështetjes për aktoren dhe dyshimeve mbi këto akuza të rënda ndaj ikonës së Hollywood-it.
A është kjo vetëm maja e ajsbergut? Intervista po bën xhiron e mediave dhe pritet të sjellë edhe më shumë reagime… do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
