
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestat e fundit në vend, duke kundërshtuar pretendimet se qytetarët që marrin pjesë në to ndikohen nga faktorë të jashtëm apo nga algoritmet e rrjeteve sociale.
Në mesazhin e tij, Bushati shprehet se protestuesit janë qytetarë të revoltuar, të cilët, sipas tij, kanë kuptuar pasojat e lidhjeve mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar.
“Nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet, e aq më pak të humbur në qëllimet e tyre. Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë. Të vetëdijësuar për pasojat e aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar. Janë qytetarë që besojnë se Shqipëria meriton më shumë: më shumë drejtësi, më shumë dinjitet, më shumë shpresë dhe më shumë mundësi për të gjithë.
Çdo ditë që kalon e forcon bindjen se Shqipëria e Re nuk është thjesht një aspiratë, por një kapitull i pashmangshëm që duhet përqafuar. Ky është një moment që kërkon reflektim të thellë, urtësi dhe përgjegjësi”, shkruan ai në rrjetet sociale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
