
Ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, ka vlerësuar kontributin e emigrantëve shqiptarë në zhvillimin e Greqisë gjatë dekadave të fundit.
Në një deklaratë të tij, Varoufakis u shpreh se shqiptarët që emigruan në Greqi në vitet ’90 ndihmuan në ndërtimin dhe forcimin e ekonomisë greke.
“Shqiptarët e viteve 1990 ndërtuan një Greqi më të mirë”, deklaroi ai.
Varoufakis vlerësoi gjithashtu brezin e dytë të emigrantëve shqiptarë, duke thënë se sot fëmijët e tyre janë ndër nxënësit më të mirë në shkolla dhe universitete.
“Pa ta, sot nuk do t’i kishim fakultetet”, u shpreh ish-ministri grek.
Deklarata e tij ka marrë vëmendje dhe reagime të shumta në rrjetet sociale, veçanërisht nga komuniteti shqiptar në Greqi. Marre nga Vatani News, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
