LAJME / E Mërkurë 1 Prill 2026, 18:06

Ish-kryetare e Kushtetueses, Holta Zaçaj merr postin e rëndësishëm

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj është zgjedhur zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë.

Ky vendim u mor nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, me propozim të Guvernatorit Gent Sejko.

Holta Zaçaj nisi punën si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë pak javë më parë, sëbashku me Ervin Mete, Selami Xhepa dhe Jonida Prifti. Zaçaj kishte edhe mbështetjen e PS në këtë proces.

Në mbështetje të nenit 44 të ligjit 8269/1997 ‘Për Bankën e Shqipërisë’, i ndryshuar, me propozimin e Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi zj. Holta Zaçaj në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë“, thuhet në njoftim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE