
Modelja e njohur Aferdita Dreshaj ka reaguar publikisht pas lajmit të rëndë për ndarjen nga jeta të këngëtarit shqiptar Shpat Kasapi. Dyshja kanë qenë të lidhur për shumë vite në një histori të njohur dashurie, ndaj lajmi ka sjellë një reagim të ndjerë nga ana e saj.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Aferdita shprehu ngushëllimet e saj për familjarët, miqtë dhe komunitetin e artit shqiptar, duke shkruar: “Pusho në paqe Shpati! Ngushëllime familjarëve, miqve dhe komunitetit të artit shqiptar.”
Ky mesazh u prit me shumë reagime nga ndjekësit dhe publiku, si një gjest respekti dhe qytetarie për artistin që ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare.
Shpat Kasapi, i lindur në vitin 1985, do të kujtohet për hitet e tij dhe kontributin në muzikë.

, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
