
Larsa Pippen, ish-bashkëshortja e legjendës së Chicago Bulls, Scottie Pippen, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike, jo vetëm për jetën e saj luksoze dhe paraqitjet televizive, por edhe për deklaratat e saj shpesh të bujshme dhe jetën sentimentale të diskutuar.
Në një intervistë që bëri bujë në rrjet, Larsa rrëfeu detaje intime nga martesa e saj me Pippen, duke thënë se çifti kishte marrëdhënie seksuale deri në katër herë në ditë për më shumë se dy dekada. Martesa e saj me Scottie Pippen zgjati mbi 20 vite dhe konsiderohej për një kohë të gjatë si një nga lidhjet më solide në botën e sportit dhe “showbiz”-it.
Megjithatë, pas ndarjes, jeta personale e Larsës mori një drejtim edhe më të ekspozuar publikisht. Pas divorcit, ajo është përfolur për disa lidhje, por ajo që shkaktoi më shumë polemika ishte raporti i saj me Marcus Jordan, djalin e ikonës së NBA-së, Michael Jordan.
Kjo marrëdhënie tërhoqi vëmendje të madhe për shkak të historisë së ndërlikuar mes familjeve Pippen dhe Jordan, që dikur ndanin suksesin në fushën e basketbollit, por që më pas kanë pasur tensione publike. 51-vjeçarja mbetet tepër aktive në rrjetet sociale, ku rregullisht provokon edhe me publikime të nxehta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
