
Një incident i rrezikshëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Pedonalen e Shkodrës, ku ka shpërthyer një ngrohëse gazi në një lokal.
Raportohet se në momentin kur shpërtheu ngrohësja e gazit, lokali ishte i mbushur me klientë, të cilët janë larguar të alarmuar.
Në videon e publikuar nga JOQ, flakët vijojnë, teksa digjen edhe disa tavoline dhe karrige.
Ky incident vë në pikëpyetje sigurinë që ofrojnë bombolat e gazit, të cilat janë përhapur masivisht për ngrohje gjatë dimrit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
