LAJME / E Shtunë 3 Maj 2025, 18:06

Incident gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë/ Tentoi të hap derën e avionit, udhëtarët e ndalojnë

Një ngjarje e cila u parandalua në kohë, ka ndodhur gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë. Një i ri që po udhëtonte nga Zvicra drejt vendlindjes, ka tentuar të hapë derën e avionit.

Pas kësaj, udhëtarët kanë reaguar menjëherë dhe janë munduar ta mbajnë nën kontroll shqiptarin. Disa prej tyre janë hedhur mbi të riun, ndërsa dy të tjerë kanë ndërhyrë dhe e kanë mbajtur me forcë.

Nuk është e qartë nëse ngjarja ka ndodhur gjatë fluturimit dhe avioni është detyruar të bëjë një ulje emergjente në ndonjë shtet tjetër, apo gjithçka ka ndodhur në pistën e aeroportit të Gjenevës.

Policia ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën, ndërsa shqiptari ka ofenduar dhe përdorur tone të ashpra.