LAJME / E Diel 8 Mars 2026, 17:05

IGJEUM paralajmëron reshje dhe erë: Duke nisur që nga e hëna

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashim për orët e pasditës së kësaj të diele dhe fillimjavën. Sipas të dhënave meteorologjike, pritet që e hëna të shoqërohet me reshje shiu nëpër qarqet e vendit.

Po ashtu, parashikohet që era të fryjë e lehtë deri në mesatare.

Sot pasdite (e diel, datë 08) dhe nesër (e hënë, datë 09) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare shoqëruar me shtrëngata në qarkun Vlorë, ndërsa në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta. Në qarqet e tjera priten reshje lokalisht të dobëta.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në vendet e ulëta: 8 / 18 °C

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet./CNA

IGJEUM: Java me reshje shiu dhe erë në qarqet e vendit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE