LAJME / E Shtunë 28 Shkurt 2026, 13:01

Ia fusim njëri tjetrit?? Si Niko Peleshi dhe Elisa Spiropali u bënë gati “t’i hanin kokën” Edi Ramës! Veprimi urgjent që detyroi Ramën të

Çfarë është kjo punë!!? Ne, socialistët ia fusim njëri-tjetrit. E papranueshme! Duhet të jemi bashkë!”. Këto kanë qenë disa nga fjalët me të cilët kryeministri Edi Rama u është drejtuar deputetëve dhe ministrave socialistë,me të cilët zhvilloi takime me dyer të mbyllura prej më shumë se 9 orësh në Pallatin e Brigadave, të Rruga e Elbasanit dy ditë më parë. Fjalë që janë shoqëruar më pas me vendime të befasishme që kanë prekur gjysmën e kabinetit qeveritar, me emërime, largime e rotacion në pak dikastere.

Edi Rama u ka thënë në sy të vetëve pakënaqësitë e krijuara gjatë punës së tyre në dikastere të rëndësishme, por edhe “shitjen” e shokëve të partisë që ata kanë bërë në selitë diplomatike të Tiranë. “Ju shkoni në dyert e ambasadave dhe shani njëri-tjetrin. Kjo është e papranueshme!

Ne duhet të jemi bashkë” ka qenë fraza që Edi Rama ka përsëritur në Pallatin e Brigadave, duke ju drejtuar një prej ministreve të tij, e cila është përfundimisht jashtë kabinetit. Bëhet fjalë pikërisht për Elisa Spiropalin, për të cilën kemi raportuar edhe më parë se zyrtarisht ajo është shpallur “non-grata” nga Edi Rama, pas përplasjes së kësaj të fundit dhe me Belinda Ballukun. Kryeministri nuk i ka kursyer pakënaqësitë publike për të, ndërsa me dyer të mbyllura ka qenë edhe më i ashpër. “Ç’është kjo punë?! Ne socialistët ia fusim njëri-tjetrit”, është shprehur më tej kryesocialisti, duke ju referuar edhe zhvillimeve në selitë diplomatike.

Në korridoret e Partisë Socialiste ka disa kohë që qarkullonte një skenar i largimit të Ramës dhe emërimit të Spiropalit si kryeministre tranzitore. Elisa Spiropali, ndezi një furtunë politike me vizitën e saj të papritur në Shtëpinë e Bardhë disa ditë më parë. Ajo u prit nga Charles McLaughlin, Asistent Special i Presidentit Trump dhe njëkohësisht Drejtor i Lartë për Europën dhe Rusinë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Të njëjtin fat si Spiropali mund të pësojë dhe Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, pasi dhe ai ka patur takime të rëndësishme me ndërkombëtarët. Peleshi është takuar disa ditë më parë në SHBA me Michael Rigas, Zëvendësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Këto takime të nivelit të lartë të Spiropalit dhe Peleshit kanë ardhur, në një kohë kur raportet e Edi Ramës me administratën amerikane janë të ngrira. Edhe me vizitën e fundit në Bordin e Paqes kryeministrin e përcollën pa asnjë takim, ndryshe nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila u takua me Sekretarin Amerikan të Shtetit Marco Rubio. Vizita në Shtëpinë e Bardhë e Spiropalit duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare mesa duket i kushtoi “kokën”.  A do të pësojë të njëjtin fat dhe Peleshi?  Edi Rama u ka thënë të tijve në mbledhje: “Siç ju kam paralajmëruar tashmë ne jemi një ekip basketbolli dhe do të ketë ndërrime”. Nuk është çudi që të këputet dhe “koka” e Niko Peleshit, me pretekstin e ndryshimeve si në basketboll.

Reagimi i Spiropalit dhe sinjali për Ramën

Elisa Spiropali theu dje heshtjen për shkarkimin nga posti si Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme, në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar. Një mesazh që ka “sinjale” të qarta për krisjen e marrëdhënies së saj me Edi Ramën, e cila u theksua edhe më shumë dje, kur ajo nuk shkoi në mbledhjen që ai zhvilloi me kabinetin në Kryeministri, disa orë pas vendimeve në mbledhjen e Grupit. ” Përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim. Në jetën publike funksionet mbyllen me një vendim, ndërsa përgjegjësia vazhdon me ndërgjegjen”, shkruan Elisa Spiropali. Si shefe e diplomacisë shqiptare për disa muaj, ish-ministrja ka zgjedhur që mesazhet i saj t’i japë pikërisht ashtu, në mënyrën më diplomatike të mundshme, duke theksuar se shërbimi i saj nuk ishte një aksident karriere, por shërbim me dashuri ndaj Shqipërisë.

“I jam mirënjohëse Partisë Socialiste dhe Kryeministrit për besimin e dhënë ndër vite, sepse mirënjohja është kulturë politike dhe jo nënshtrim personal”, vijon më tej politikania socialiste. Elisa Spiropali shkon edhe më tej, kur shkruan se në çdo funksion që i është besuar ka zgjedhur të jem zë me bindje dhe jo jehonë pa peshë. “Kam besuar dhe vazhdoj të besoj se politika nuk është zotërim apo pronësim, por kujdestari e përkohshme”, vijon ajo. Ndër rreshta në reagimin e saj ka edhe një tjetër mesazh domethënës për Edi Ramën, kur ajo tregon se vendimet politike respektohen, por nuk historia personale e secilit prej nesh nuk matet me kohëzgjatjen e një mandati. “Vendimet politike janë pjesë e një vizioni më të gjerë dhe si të tilla respektohen, por historia personale e secilit prej nesh nuk matet me kohëzgjatjen e një mandati, as me fuqinë e përkohshme politike, por me gjurmën që lë në kulturën politike dhe morale të vendit”, vijon ajo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE