
Një 14-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi i ka vjedhur dy personave çantat e dorës të mbushura me para.
Policia e Shkodrës bën me dije se ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e një shtetasi 14 vjeç.
Adoleshenti dyshohet se më datë 08.04.2026, në oborrin e Spitalit Rajonal Shkodër, i ka vjedhur shtetasit E. Dh., 45 vjeç, banues në Tiranë, çantën e dorës, ku ai mbante një shumë parash.
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se më datë 13.03.2026, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, i ka vjedhur shtetases M. T., 45 vjeçe, banuese në Shkodër, çantë e dorës, ku ajo mbante një shumë parash.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 600 euro dhe një monopatinë me të cilën lëvizte 14-vjeçari, të cilën dyshohet se e kishte blerë me paratë e vjedhura.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
