LAJME / E Martë 9 Shtator 2025, 16:04

I vëllai deklaroi se e kishin vrarë, Nuredin Dumani flet pa doreza: Ju tregoj krimin tim të parë dhe ç’më mësoi Talo Çela (RRËFIMI)

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani do të rrëfejë publikisht krimet makabre të kryera nga dora e tij dhe të urdhëruara nga eksponentë të krimit. Një rrëfim që pritet të jetë tronditës, ku emra “të fortësh”, biznesmenë apo dhe qeveritarë e ish-pushtetarë të dekonspirohen hapur për lidhjet e tyre me mafiet shqiptare.

Në promon e publikuar nga Top Channel, për “Inside Story” Dumani tregon sesi u bë pjesë e botës kriminale duke u kthyer në një vrasës me pagesë.

“Kam pasur një pistoletë për ta shitur, ai ka qenë dhe krimi i parë që un mund të kem bërë fillimisht”.

Tashmë i penduari i drejtësisë dhe personi kyç për zbardhjen e dhjetërave ngjarjeve tronditëse, Nuredin Dumani do të rrëfejë miqësitë, tradhtitë e lidhjet e ngushta me eksponentë të krimit.

“Unë nga Talo Çela mësova si të vjedh makina.”

Ndërkohë i vëllai i Nuredin Dumanit, Fitim Dumani disa ditë më parë në një intervistë për “MaShqipe”, deklaroi se i vëllai nuk kishte gisht në zhdukjen e Talo Çelës, por se ky i fundit ishte vrarë nga vëllezërit Çopja në Elbasan, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE