Thuajse çdokush nga ne është i informuar që në Shqipëri ka pafund masoneri këpucësh dhe rrobash që firmat italiane i kanë hapur në vendin tonë, ku qindra punëtorë.
Arsyeja e vetme pse janë hapur në vendin tonë është se me një të rënë lapsit e kanë kuptuar që krahu i punës në Shqipëri është shumë i lirë, s’ka sindikata dhe për pasojë janë lehtë të shtypur ashtu siç edhe vetë ua ka bërë Rama ftesën bizneseve italiane
“Ejani tek ne se nuk kemi sindikata”, por edhe sepse u shpëtojnë taksave të larta që do u vendosej në çdo vend tjetër, por jo në Shqipëri.
Mirëpo, me çfarë firme del në fund produkti i kompanive italiane që prodhohet në Shqipëri? Këtë na e tregon një qytetar që ka shkruar pranë JOQ.al.
Përshëndetje JOQ, më sollën ketë xhaketë nga Italia por më bën përshtypje që tek një vend lexon “Made in Albania”, ndërsa në një vend tjetër thotë “100% Made in Italy”. Në qoftë se është bërë në Shqipëri, si na qenka bere 100% ne Itali?!! Edhe sa duhet të na i japin meritat, asnjëherë s’na i japin tamam.
Respekt për punëtorët shqiptarë të fasonerisë që u bie bretku për dy kacidhe lek e ndërkohë këto veshje jashtë shtetit shiten mbi 100 Euro, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE