
Në ditën e 28-të të qëndresës kombëtare, përpara godinës së kryeministrisë kanë nisur fjalimet e para të aktivistëve dhe qytetarëve të revoltuar.
Mes shumë zërave që kanë ngjitur shkallët e tribunës së improvizuar, vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr një i ri britanik, i cili ka marrë fjalën duke shprehur mbështetjen e tij të plotë për kauzën e protestuesve.
Shtetasi britanik ka udhëtuar posaçërisht nga Mbretëria e Bashkuar për të qenë i pranishëm në këtë tubim madhështor, duke sfiduar hapur deklaratat e fundit të kreut të ekzekutivit.
Gjatë fjalës para mijëra qytetarëve të mbledhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, i riu anglez ka sulmuar drejtpërdrejt narrativën e qeverisë, e cila ka pretenduar se protestat po dëmtojnë imazhin e vendit dhe po largojnë vizitorët e huaj.“Edi Rama tha se turistët janë të trembur të vijnë se ka protesta këtu. Unë erdha nga Mbretëria e Bashkuar për të thënë këtu se ato janë broçkulla!”, deklaroi i riu britanik, duke u pritur me brohoritje të mëdha nga turma.
Më tej ai u ndal te pasuritë natyrore të Shqipërisë, duke bërë thirrje që vendi të mbrohet nga tjetërsimi i pronave dhe projekteve korruptive.
Ai zgjodhi ta mbyllte fjalën e tij me thirrje të qarta në gjuhën shqipe, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të kryeministrit nga zyra e tij.
“Ky vend është shumë i bukur për ta shitur! Edi Rama jep dorëheqjen! Shqipëri e re!”, ishin fjalët e tij përmbyllëse që kanë ndezur atmosferën përpara kryeministrisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
