
Një ngjarje tragjike është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së premte në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd, pranë fshatit Hotolisht, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonte u godit nga një gur i madh i shkëputur nga shpati i kodrës.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është Arjan Hoxha, 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Ai po drejtonte një automjet të tipit “Benz” kur një gur i madh ra mbi mjetin e tij, duke shkaktuar dëmtime fatale.
Për shkak të goditjes së fortë, 42-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, pavarësisht se shërbimet e emergjencës dhe policia mbërritën menjëherë pas njoftimit.
Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë efektivët e Policisë së Shtetit dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Sipas autoriteteve, dyshohet se rrëshqitja e gurit lidhet me kushtet e pafavorshme atmosferike që kanë përfshirë qarkun e Elbasanit gjatë ditëve të fundit. Reshjet e dendura të shiut dhe breshëri kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh dhe inertesh në disa segmente rrugore, duke rritur rrezikun për drejtuesit e automjeteve.
Përveç vështirësive në qarkullim, moti i keq ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme në sektorin e bujqësisë në disa zona të qarkut.
Autoritetet u kanë bërë apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në akset malore, veçanërisht pas reshjeve intensive, kur ekziston rreziku i rrëshqitjes së gurëve dhe materialeve inerte në rrugë.
Ndërkohë, hetimet për këtë ngjarje tragjike janë në vijim, ndërsa pritet që autoritetet të publikojnë më shumë detaje pas përfundimit të ekspertizave, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
