LAJME / E Martë 1 Korrik 2025, 23:11

I njohur si “Sanco”, zhduket pa gjurmë prej më shumë se dy javësh një prej miqve më të besuar të Aleksandër Sadikajt! Ku u pa për herë të fundit Eraldo Muçi? Pistat e hetimit

Është zhdukur pa gjurmë prej më shumë se dy javësh në Memaliaj një prej miqve më të besuar të Aleksandër Sadikajt, Eraldo Muçi.

Gazetarja Klodiana Lala, e cila ka marrë kontakt me familjen shprehet se prindërit e 30-vjecarit kanë bërë kallëzim në polici dhe apelojnë që strukturat të hetojnë për të zbardhur të vërtetën për zhdukjen e p djalit të tyre të vetëm.

Para se të zhdukej, Eraldo ka ndaluar tek ferma e kuajve të familjes Sadikaj dhe më pas ka udhëtuar drejt Durrësit. Burime policore thanë se për herë të fundit, i riu është parë në autostradën Durrës-Tiranë dhe nga ai moment nuk ka asnjë të dhënë rreth tij.

Familja ngre dyshime të forta se atij mund ti ketë ndodhur ndonjë ngjarje e rëndë kriminale, për motive hakmarrje, por policia nuk përjashton as pista të tjera.

30-vjecari i zhdukur pa gjurmë, njihej si një nga miqtë e besuar të Aleksandër Sadikaj i njohur si Sanco.

Ky i fundit u ekzekutua në qershor të 2022 në një atentat mafioz në afërsi të rrethrrotullimit të TEG, ku automjeti i tij shpërtheu nga një sasi e madhe tritoli që ishte vendosur në të.

Pas kësaj ngjarje, mes grupit të tij dhe grupit kundërshtar të vëllezërve Edmond Papa e Kristo Qirici janë shënuar disa ngjarje të rënda kriminale, pas tij u vra Edmond Papa nga grupi kundërshtar.

Kushërinjtë e Sadikajt, Adriatik Kalemi e Zamir Kalemi iu mbijetuan të paktën dy atentateve mafioze në Greqi e Tiranë. Më pas u shënua ajo që njihet si masakra e Memaliajt, ku u vra Shyqyri Kalemi, babai i Adriatik e Zamir Kalemit dhe dy persona të tjerë, kamarieri dhe një klient i lokalit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE