LAJME / E Enjte 19 Tetor 2023, 04:04

Atentati ndaj 21-vjeçarit, zbardhen detajet e para

Detaje të reja janë zbardhur ndaj atentatit të 21-vjeçarit mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Mësohet se autorët, pasi kanë gjuajtur me plumba drejt makinës së tij, e kanë dhunuar me sende të fortë të riun. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që po punohet që autorët të identifikohen. 

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 18.10.2023, rreth orës 21:30, në Shkozë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin H. Xh., 21 vjeç, dhe më pas janë larguar.

Si pasojë 21-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.