
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj i ftuar në një emision teeleviziv deklaroi se për aferën e inceneratorit të Tiranës po tentohet të fshihen dokumente madje janë hequr edhe VKM-të nga 2021 e më herët.
Ahmetaj tha se gabimi më i madh i jetës së tij është besimi te kryeministri Edi Rama.
“Gabimi më i madh që kam bërë është besimi te Edi Rama.
Le të vijnë vërdallë lesh kanë për të gjetur, nuk i kam bërë ato që thotë Elvin Gokaj dhe Altin Dumani. Elvin mos i përdor për garën për kre të SPAK, ato që i kam bërë i them vetë. Më thonë po ti pse nuk ke luftuar. Kam luftuar.
Kam luftuar për kanabisin por kam kundërshtuar TVSH, kam kundërshtuar inceneratorin e Tiranës. Kanë tentuar të zhdukin letrat. Futuni dhe shihni a janë VKM e para 2021?
I kam marrë të gjitha me USB me kopje. Nuk merrem me prokurorin siç merret ai me mua, prokurorin tim në Veting e kanë kthyer në shkollë.
Ka zero transaksion, kanë kërkuar në Austri, Zvicër, Greqi”, deklaroi Ahmetaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
