
Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur ditën e sotme (3 nëntor) Turqinë.
Forca e lëkundjeve raportohet se kishin magnitudë 4.9 ballë dhe u ndjenë në Turqinë perëndimore.
Autoritetet thanë se tërmeti goditi në të njëjtën zonë si javën e kaluar, me magnitudë 6.1 ballë.
Epiqendra ishte në Balikesir, teksa lëkundjet u ndjenë deri në Stamboll. Tërmeti ndodhi pak pas orës 14:30 dhe epiqendra e tij u vlerësua në 11 kilometra (6.8 milje).
AFAD, saat 15,35'te merkez üssü Bal?kesir'in S?nd?rg? ilçesi olan 4,9 büyüklü?ünde deprem meydana geldi?ini bildirdi https://t.co/ELviLml27G pic.twitter.com/YSicAWtEMf
— Anadolu Ajans? (@anadoluajansi) November 3, 2025
Rajoni vazhdon të goditet nga lëkundje pasuese pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë më 27 tetor. Përpara tërmetit të fundit me magnitudë 4.9, një tjetër tërmet me magnitudë 3.6 kishte ndodhur në të njëjtën epiqendër.
Ekspertët thonë se këto vlerësohen më shumë si pasgoditje sizmike, por frika për pasoja më të rënda është prezentë. Nuk ka ende raportime për dëme materiale dhe të lënduar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
