
Pas vrasjes së rëndë të 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit, familja e autorit të dyshuar, Enedio Guri, ka braktisur banesën në fshatin Leminot për arsye sigurie.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa babai dhe xhaxhai i adoleshentit, Edison dhe Roland Guri, 44 vjeç, ndodhen pas hekurave, të akuzuar për fshehjen e armës së krimit – thikës me të cilën Enedio goditi bashkëmoshatarin e tij në zemër.
Ndërkohë, autori ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, çka ka penguar marrjen e dëshmisë së tij nga grupi hetimor. Pritet që deklarimi të bëhet në praninë e avokatit, psikologut dhe familjarëve.
Policia ka sekuestruar thikën me të cilën u krye krimi, automjetin e përdorur për t’u larguar dhe 5 aparate celularë. Lokali ku ndodhi ngjarja është mbyllur, edhe pse veprimet hetimore janë përfunduar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
