LAJME / E Enjte 12 Mars 2026, 12:12

I fundit, ben reagimin e papritur Spiropali

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka bojkotuar këtë të enjte mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, që u zhvillua para seancës plenare të Kuvendit.

Mësohet se ky veprim vjen pasi kryetari i PS, Edi Rama, vendosi ta shkarkojë nga posti ministror dhe ta largojë edhe nga Komisioni i Jashtëm.

Sipas burimeve, bojkotimi i mbledhjes shihet si një shenjë pakënaqësie nga ana e Spiropalit ndaj vendimeve të marra nga kreu i qeverisë.

Në qarqet politike thuhet se Rama zgjodhi të mos i japë asnjë rol të ri Spiropalit, as në qeveri dhe as në komisionet parlamentare që drejtohen nga socialistët.

Mbledhja e grupit të PS u zhvillua në prag të seancës plenare ku pritet të diskutohet çështja e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Krahas Spiropalit, në mbledhje nuk ishte i pranishëm as deputeti socialist Fatmir Xhafaj. JOQ, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE