LAJME / E Diel 7 Dhjetor 2025, 23:11

I FUNDIT! Avioni i nisur nga Aeroporti jonē del nga pista ne Stamboll, vjen njoftimi u*gjent

Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka njoftuar se një incident ajror ka ndodhur sot në Aeroportin “Sabiha Gokçen” në Stamboll, ku një aeroplan i operuar nga kompania AJet, i tipit Boeing 737-800, ka dalë nga pista menjëherë pas aterrimit.

Avioni që realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll, me numër TKJ76Q / VF102, pas prekjes së pistës ka devijuar nga rruga e taksimit dhe është ndalur në skajin e pistës.

Sipas informacioneve zyrtare, të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt, duke zbritur përmes shkallëve të jashtme, pa pasur nevojë për përdorimin e rrëshqitësve emergjentë.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa udhëtarët kanë vazhduar rrugëtimin e tyre nga aeroporti drejt destinacioneve përkatëse.

Në një deklaratë të saj, kompania AJet ka konfirmuar se aeroplani ka kryer një aterrim të rregullt, por gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë prekur zonën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE