LAJME / E Diel 22 Shkurt 2026, 19:07

I dha fund jetës pasi dhunoi barbarisht nënën në ditën e lindjes së tij, ja kush është i riu shqiptar! Çfarë dihet deri më tani për ngjarjen e rëndë (Foto)

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që tronditi Italinë, ku një i ri shqiptar i dha fund jetës duke u mbytur në det.

Ndërkohë është publikuar foto e të riut shqiptar Riccardo Merkuri, i cili i dha fund jetës së tij, duke u hedhur në portin e Civitanova Marche, pasi sulmoi nënën e tij me grushte në fytyrë, në ditën e lindjes së tij.

Pasi dhunoi nënën e tij 20-vjeçari u largua nga shtëpia me makinë e tij dhe u drejtua drejt Civitanova Marche . Që nga ai moment, duke filluar nga mbrëmja e së premtes, ai u zhduk pa lënë gjurmë. Autoritetet gjetën makinën e të riut pranë portit, ndërsa i riu shqiptar i dha fund jetës duke u hedhur në det.


Riccardo Merkuri dhe nëna e tij, Albana Kastriot

Gjatë ditës së sotme ai është gjetur nga zhytësit profesionistë dhe më pas trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit. Familja e të riut, me origjinë shqiptare që jeton në Itali prej më shumë se njëzet vjetësh, është e njohur në Pollenza.

Ende nuk dihen akoma shkaqet e plota që e çuan të riun drejt aktit të rëndë, ndërsa mamaja e tij, Albana Kastriot, ndodhet në gjendje të rëndë në spital, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE