
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në qytetin e Shkodrës, ku një 27-vjeçar i dha fund jetës duke u hedhur nga pallati.
Bëhet fjalë për Brisildo Stankoja, i cili këtë mërkurë vendosi që t’i japë fund jetës duke u hedhur nga një pallat në lagjen Rus. I riu humbi jetën në vendngjarje për shkak të plagëve të marra.
Kanë qenë banorët që e kanë gjetur Stankon, teksa kanë mbetur të shokuar nga ngjarja tragjike. Ende nuk dihen arsyet që e çuan të riun drejt aktit ekstrem, ndërsa familjarë dhe të afërm të tij kanë reaguar të prekur në rrjetet sociale.

Vetëvrasja e të riut, vjen pak ditë pasi 19-vjeçarja Prayla Key Troplini i dha po ashtu fund jetës duke u hedhur nga pallati në Durrës.
Këto raste kanë ngritur shqetësime mbi gjendjen emocionale dhe mendore të të rinjve dhe nevojën për të marrë trajtim mjekësor në kohë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
