LAJME / E Premte 27 Mars 2026, 14:02

I dënuar me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Fredi Belerit

Gjykata e Lartë i ka rrëzuar rekursin Fredi Belerit e Pandeli Kokaveshit, të cilët kishin ankimuar vendimin e Apelit të Posaçëm që i shpalli fajtorë për korrupsion në zgjedhje.

Beleri u dënua me 2 vite burg, ndërsa Kokaveshi 3 vite shërbim prove.

Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Vlorës në orët e para të mëngjesit të 12 majit 2023, vetëm dy ditë përpara datës kur do të votohej për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive. Sipas organit të akuzës, rezultonte se i pandehuri Beleri ka ofruar nga 50 euro për tetë vota. Po ashtu, Beleri u akuzua se i kishte dhënë paratë nëpërmjet të pandehurit tjetër, Pandeli Kokaveshi.

Beleri ishte kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të cilën arriti të fitojë zgjedhjet, por nuk arriti të gëzojë mandatin e kryebashkiakut.

Dosja u transferua prej Prokurorisë së Vlorës në atë të Posaçme, SPAK, që kërkoi deklarimin fajtor të Belerit për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe dënimin e tyre,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE