
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vendosur përjashtimin nga radhët e policisë të punonjësit Uljan Shpataraku, i konsideruar më herët si një nga njerëzit më të afërt të ish-drejtorit Ilir Proda.
Sipas gazetares Xhensila Kodra, masa e përjashtimit është marrë me motivacionin e mosparaqitjes së rregullt në detyrë, një shkelje që është vlerësuar si e përsëritur në kohë.
Shpataraku, i cili mbante funksionin e Asistentit në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit, ishte pezulluar më herët, në muajin mars të këtij viti, nga Sokol Bizhga, në atë kohë Drejtor i Përkohshëm i Policisë së Shtetit. Edhe ky vendim ishte marrë me të njëjtin motivacion.
Në vendimin e marsit, ndaj tij është argumentuar moszbatimi i dispozitave ligjore në përmbushjen e detyrave funksionale.
Mësohet gjithashtu se Shpataraku ishte duke ndjekur studimet master në Akademinë e Sigurisë, ndërsa dyshohet se, me arsyetimin e vijimit të studimeve, nuk paraqitej rregullisht në vendin e punës.
Sipas procedurave, Shpataraku ka të drejtën e ankimit ndaj vendimit të përjashtimit, ndërsa komisioni përkatës pritet të shqyrtojë rastin dhe të konfirmojë ose rrëzojë vendimin brenda një muaji, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
