
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas protestës së fundit të PD, ku forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës ndaj protestuesve.
Berisha e cilësoi ndërhyrjen si sulm ndaj selisë së PD dhe vendosi përgjegjësinë mbi kryeministrin Edi Rama. Ai paralajmëroi se çdo veprim i tillë do të pasohet me kundërpërgjigje ndaj selive të Partisë Socialiste në të gjithë vendin.
“Janë hedhur në oborrin e selisë së Partisë Demokratike sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe bomba tymuese. Ky përbën një agresion të hapur ndaj selisë së PD-së dhe pluralizmit.
Me këtë rast, u kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonicionin e plotë të selive të PS-së në çdo rreth dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD-së do të sjellin kundërpërgjigje ndaj selive të partisë së tij në të gjithë territorin e vendit.
Ndaj hiq dorë nga aventura dhe provokimi i ulët. Ne betejën e kemi me Edi Ramën si kryeministër. Nëse sulmoni selinë e PD-së, PD-ja do t’ju përgjigjet siç e meritoni. Hiq dorë nga sulmet ndaj selisë për të mbrojtur krimet dhe vjedhjet tuaja”, u shpreh Berisha.
Me këtë qëndrim, kreu i PD e zhvendos përplasjen nga protesta në terren drejt një paralajmërimi të hapur për përballje politike në nivel kombëtar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
