LAJME / E Diel 24 Gusht 2025, 23:11

“Homazh për Artur Zhejin: Kujdesi i jashtëzakonshëm ndaj nënës, një vepër që s’u tha askund”

Lajmi i ndarjes nga jeta të publicistit të njohur Artur Zheji ka prekur thellë opinionin publik. Përveç karrierës së tij në gazetari dhe publicistikë, shumë miq e bashkëpunëtorë kanë ndarë kujtime e fjalë të mira për marrëdhëniet me të.


Por një detaj i pazakontë dhe prekës vjen nga jeta personale e tij: në vitet e fundit të jetës së nënës, Zheji u kujdes vetë për të, duke e ushqyer dhe larë me duart e tij, ashtu si një fëmijë që përkushtohet tek prindi. Një akt i madh dashurie e përkushtimi që tregon anën e tij më njerëzore.

“Jeta nuk është e garantuar, çdo ditë mund të jetë e fundit,” shkruan një prej miqve të tij, duke treguar se humbja e Zhejit është një kujtesë e fortë se askush nuk i shpëton ditës së fundit.


Në këtë homazh për gazetarin e njohur, theksohet se lutjet e nënës janë të fuqishme dhe të pranuara tek Zoti, ndaj shpirti i tij të gjejë paqe.

Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të tij në këtë humbje të madhe, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE