
Një aksident tragjik i preu jetën në mes të riut Kristo Liço! 33-vjeçari nga Përmeti i cili kishte ardhur në Tiranë për të punuar dhe për të vazhduar jetën, me ëndrra dhe plane për të ardhmen, u përplas më 1 prill nga 18-vjeçari me “BMW X5”.
Prej asaj dite Kristo luftoi me të gjithë forcën për të shpëtuar, mirëpo ditën e djeshme plagët e marra e mposhtën atë, dhe fatkeqësisht mbylli sytë përgjithmonë në shtratin e Spitalit të Traumës.
Për të gjithë që e njihnin Kristo ishte djalë punëtor, i pashoq, ashtu si dhe miqtë e tij thonë. Ai punonte për kompaninë “Wolt”, nga e cila deri më tani nuk ka ardhur asnjë reagim sa i përket këtij aksidenti dhe faktit që një prej tyre ndërroi jetë në një mënyrë tragjike.
Pasi kjo ngjarje është duke u përpjekur që të kalohet sikur nuk ka ndodhur! Përpos kompanisë, edhe Policia e Shtetit ka vendosur që të “heshtë”. Siç kemi bërë me dije dhe më herët, aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga 18-vjeçari Endri Brailika, i cili drejtonte një automjet tip “BMW X5”.
Ndonëse ai kishte vetëm tre muaj që ishte pajisur me leje drejtimi, 18-vjeçari “sy pa trembur” nga pozicioni i të atit qarkullonte lehtësisht nëpër rrugë me një mjet përtej kapaciteteve qe i lejohej.
Thuhet se babai i të riut është oficer policie dhe kjo ka ndikuar edhe në shpëtimin e të birit nga “telashet” me drejtësinë. Pavarësisht rrethanave tragjike të këtij aksidenti, 18-vjeçari u shoqërua në Komisariat dhe më pa u lirua menjëherë.
Ndërkohë që të afërmit dhe miqtë e Kristit kërkojnë transparencë dhe drejtësi, teksa kanë njoftuar dhe një protestë e cila pritet të mbahet ditën e premte në orën 10:00 para ambienteve të Gjykatës së Tiranës!
“Kjo nuk duhet të kalojë si një padrejtësi e heshtur. Duam drejtësi për Kristin,” shprehen të afërmit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
