
Një zhvillim i rrezikshëm po trondit Lindjen e Mesme, ndërsa tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut kanë hyrë në një fazë të re përshkallëzimi. Sipas raportimeve të fundit nga mediat ndërkombëtare, organizata libaneze Hezbollah ka deklaruar se ka goditur me raketa një objektiv ushtarak në qytetin Ramla, pranë Tel Avivit, një zonë strategjike në qendër të Izraelit.
Ky sulm konsiderohet nga analistët si një nga momentet më të ndjeshme të konfliktit të fundit, pasi për herë të parë goditet një objektiv kaq afër qendrës politike dhe ekonomike të vendit.
Sipas burimeve të sigurisë, raketat u lëshuan nga territori i Libanit dhe kishin në shënjestër bazën e Komandës së Mbrojtjes Civile të ushtrisë izraelite në Ramla.
Një nga raketat arriti të godasë zonën, duke shkaktuar dëme materiale dhe plagosje të lehta tek disa persona, ndërsa një tjetër sulm goditi edhe një stacion komunikimi satelitor në afërsi të Beit Shemesh.
Sulmi vjen në një moment kur konflikti në rajon është intensifikuar ndjeshëm. Në ditët e fundit janë raportuar qindra raketa dhe dronë të lëshuar drejt Izraelit nga Hezbollah dhe aleatët e tij, ndërsa Izraeli ka reaguar me bombardime të fuqishme ndaj objektivave në Liban dhe në rajon. Situata ka ngritur frikën se përplasja mund të zgjerohet në një luftë më të madhe rajonale që përfshin edhe Iranin dhe fuqitë perëndimore.
Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se goditja e një baze pranë Tel Avivit ka një simbolikë të fortë strategjike dhe psikologjike. Nëse konfirmohet se mbrojtja ajrore izraelite është depërtuar nga raketat e Hezbollahut, kjo mund të tregojë një fazë të re në luftën teknologjike dhe ushtarake mes palëve, duke rritur ndjeshëm rrezikun për përshkallëzim të mëtejshëm në gjithë Lindjen e Mesme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
